Your transformation begins today

Përmbledhje e Udhëtimit

Nisuni në udhëtimin “Leshimi i te kaluares dhe perqafimi i te ardhmes” me 9D Somatic Breathwork — një përvojë e ndërtuar me kujdes për t’ju liruar nga burgu i brendshëm i stagnimit dhe ngërçit emocional. Zbërtheni të kaluarën dhe hiqni barrët që ju kanë penguar të ecni përpara, duke hapur rrugën drejt një të ardhmeje me më shumë dritë, qartësi dhe mundësi.

Temat Thelbësore të Udhëtimit

- Lëshimi
- Rinovimi
- Përparimi

Adresa: Hotel OK, Golem-Durrës (në mes të hoteleve FAFA).

Agjenda e Udhëtimit

Ky udhëtim do t’ju ndihmojë të rishkruani historinë tuaj të brendshme duke riformuar rrugët nervore të trurit dhe duke e parë "lëshimin" jo si humbje, por si çelësin për rritjen personale. Ky nuk është thjesht një ushtrim frymëmarrjeje — është një dritë udhëzuese drejt vetes suaj më të lirë, më të lehtë dhe më të fuqishme. 🌟

Në ora 07:00 e mëngjesit dhe në 19:00 të mbrëmjes

Ky meditimi i fuqishëm është një udhëtim i shenjtë për të shëruar plagët dhe modelet e trashëguara nga brezat e mëparshëm.
Energjitë, besimet dhe dhimbjet e pashprehura që kalojnë nga një brez në tjetrin shpesh ndikojnë në jetën tonë pa vetëdije. Në këtë meditim të thellë, krijojmë një hapësirë të sigurt dhe të shenjtë për t’u lidhur me paraardhësit tanë dhe për të sjellë dritë, mirëkuptim dhe shërim në linjat tona familjare.

✨ Çfarë përjetoni gjatë këtij meditimi:
🔹 Lidhje të thellë me energjinë e paraardhësve
🔹 Shërim të traumave të trashëguara dhe plagëve emocionale
🔹 Lirim të barrës që nuk është e juaja
🔹 Krijim i një rrjeti të ri energjie të pastër për brezat që vijnë
🔹 Paqe dhe pajtim me të kaluarën

Ky është një proces shërues që ndikon jo vetëm në jetën tuaj, por edhe në brezat përpara dhe mbrapa jush.
Nëpërmjet frymëmarrjes së ndërgjegjshme dhe udhëzimit meditativ, rikthejmë fuqinë dhe ndërlidhjen me rrënjët tona — jo për të na mbajtur pas, por për të na çliruar. 🌿

🔔 E rekomanduar për këdo që ndien se po bart peshë familjare, dhimbje të pashpjegueshme, ose ndikon nga modele që përsëriten pa arsye të dukshme.

Në ora 07:00 të mëngjesit dhe 19:00 të mbrëmjes

Ky meditimi jashtëzakonisht i fuqishëm të fton të rikthesh kontaktin me pjesën më të pastër, të ndjeshme dhe autentike të vetes – fëmijën tënd të brendshëm.

Brenda secilit prej nesh jeton ende ajo pjesë e vogël që ka ëndërruar, dashur dhe ndjerë thellë… por që shpesh është lënë pas dore, lënduar ose harruar në zhurmën e jetës së përditshme.

🌟 Ky udhëtim meditativ ju ndihmon të:
🔹 Rilidheni me pafajësinë dhe gëzimin spontan të fëmijërisë
🔹 Shëroni plagët emocionale të së kaluarës
🔹 Jepni dashuri, mbështetje dhe siguri vetes suaj së brendshme
🔹 Zgjidhni ndjenja të turpit, fajit ose mungesës së vlerësimit
🔹 Ndiheni më të plotë, më të butë dhe më të vërtetë me veten

Duke ndërtuar një marrëdhënie të re me fëmijën tuaj të brendshëm, ju hapni rrugën për më shumë vetëpranim, dashuri dhe gëzim në jetën tuaj të tanishme.

🫶 Ky meditimi është një përqafim i shpirtit – një kujtim se nuk jeni vetëm, dhe se brenda jush ekziston ende ai zë i vogël që dëshiron të dëgjohet dhe të dashurohet.

Në ora 07:00 të mëngjesit dhe 19:00 të mbrëmjes

Ky është një udhëtim i thellë kuantik që ju çon përtej mendjes logjike dhe ju lejon të hyni në dimensione më të larta të vetëdijes, aty ku shërimi i vërtetë ndodh në nivel qelizor, emocional dhe energjetik.

Gjatë këtij meditimi të fuqishëm, do të punoni me 5 gjurmët traumatike kryesore që shumica e njerëzve i bartin pa vetëdije:

Refuzimi
Braktisja
Poshtërimi
Tradhtia
Padrejtësia

🌟 Çfarë përjetoni gjatë këtij udhëtimi kuantik:
🔹 Shkarkim dhe shërim të energjive të bllokuara të traumave të hershme
🔹 Integrim i pjesëve të shpërbëra të vetes
🔹 Ristrukturim i bindjeve të krijuara nga dhimbja
🔹 Aktivizim i vetëdijes së lartë dhe fuqisë personale
🔹 Ndjesi lehtësimi, paqeje dhe rikthimi në qendër

Ky nuk është thjesht një meditimi – është një iniciim i thellë transformues, ku ndërthuren zëri udhëzues, frekuencat shëruese dhe fusha energjetike kuantike për të rindërtuar bazat emocionale të qenies suaj.

🌀 Rekomandohet për këdo që ndien se bart dhimbje të pashpjegueshme, bllokime të përsëritura në jetë, ose që dëshiron të çlirohet nga plagët e vjetra dhe të ecë me lehtësi drejt vetes së re.

Në ora 07:00 të mëngjesit dhe 19:00 të mbrëmjes

Ky është një udhëtim i fuqishëm përmes frekuencave kuantike dhe zërit udhëzues, i krijuar për të ndihmuar trupin, zemrën dhe shpirtin të çlirohen nga emocionet e shtypura që janë ruajtur për vite me radhë.

Shpesh mbajmë brenda vetes dhimbje, hidhërim, frikë apo zemërim që nuk kemi ditur si t’i shprehim. Ky meditimi të fton të ndalosh së mbajturi dhe të lejosh që gjithçka që të ka rënduar, të shkojë.

🌟 Çfarë përjeton gjatë këtij meditimi kuantik:
🔹 Lirim i emocioneve të thella të akumuluara
🔹 Qetësim i sistemit nervor dhe rregullim emocional
🔹 Thellim i lidhjes me vetveten e ndjeshme dhe autentike
🔹 Shkrirje e tensioneve trupore që mbajnë emocione të papërpunuara
🔹 Rigjenerim i energjisë së jetës dhe hapje drejt ndjeshmërisë së pastër

Ky meditimi është si një ritual pastrimi i shpirtit, ku me çdo frymëmarrje, çdo lot ose dridhje, ndodh një çlirim i thellë dhe transformues.

🌀 I rekomanduar për këdo që ndien peshë të brendshme, emocione të pazgjidhura apo dëshirën për të lehtësuar zemrën dhe për të rikthyer ndjenjën e lirisë së brendshme.

Në ora 07:00 të mëngjesit dhe 19:00 të mbrëmjes

Ky meditimi është një zgjim i fuqisë së fjetur brenda teje – një udhëtim drejt qendrës së energjisë së jetës që ndodhet në thellësitë e qenies tënde.
Nëpërmjet frymëmarrjes, vizualizimit dhe frekuencave kuantike, ky meditimi të ndihmon të aktivizosh rrjedhën e energjisë së brendshme, të ndjesh fuqinë, vitalitetin dhe dritën që ke brenda vetes.

🌟 Çfarë do të përjetosh gjatë këtij meditimi:
🔹 Aktivizim të qendrave energjetike (çakrat)
🔹 Rritje të ndjeshmërisë dhe vetëdijes trupore
🔹 Fuqizim i sistemit nervor dhe rikthim i balancës së brendshme
🔹 Rritje të vitalitetit, motivimit dhe gjallërisë
🔹 Ndjesi të thellë pranisë, qartësisë dhe fuqisë personale

Ky është një meditim aktivizues dhe energjizues, ideal për ata që ndihen të lodhur, të bllokuar ose të shkëputur nga vetja.
Ai të rikthen në kontakt me zjarrin tënd të brendshëm – me burimin tënd natyror të jetës dhe veprimit.

🌀 I përshtatshëm për mëngjes, përpara një vendimi të rëndësishëm apo kur ndien se ke nevojë për fuqi dhe fokus të ri.

Në ora 07:00 të mëngjesit dhe 19:00 të mbrëmjes

Ky është një udhëtim i fuqishëm dhe frymëzues që zgjon fuqinë e fjetur brenda teje – fuqinë që është gjithmonë aty, por që shpesh është zbehur nga frika, dyshimet apo e kaluara.

Përmes një përvoje të thellë kuantike dhe udhëzimi të ndërgjegjshëm, ky meditimi të fton të thyesh kufijtë e vetë-dyshimit, të aktivizosh besimin në vetvete dhe të lëshosh potencialin tënd të plotë.

🌟 Çfarë do të përjetosh gjatë këtij meditimi:
🔹 Çlirim nga frikat dhe programet kufizuese
🔹 Aktivizim i vetëbesimit, vendosmërisë dhe forcës së brendshme
🔹 Rritje e vetëdijes për aftësitë dhe misionin tënd jetësor
🔹 Ndjenja fuqie, motivimi dhe frymëzimi të menjëhershëm
🔹 Rikthim në kontakt me potencialin tënd natyror dhe të pakufizuar

Ky meditimi është zgjim, rikujtim dhe ngritje. Ai të çon nga pasiviteti në veprim, nga pasiguria në qëndrueshmëri, nga dyshimi në vetëbesim.

🌀 I përshtatshëm për këdo që është gati të bëjë një hap të madh përpara në jetë dhe të marrë drejtimin e plotë të realitetit të vet.

en_USEnglish
Scroll to Top